Pamje të frikshme, del nga kontrolli lumi Fan, përmbyten qindra hektarë tokë

Aktualitet
Pamje të frikshme, del nga kontrolli lumi Fan, përmbyten qindra

Pamjet e bëra publike në videon e mëposhtme janë marrë pasditen e sotme në Mirditë. Uji i lumit Fan ka vërshuar, duke përmbytur me qindra hektarë tokë. Gjithashtu është fundosur 4 metra nën ujë, ura që lidh fshatrat e ish-komunës Kaçinar me qytetin e Rrëshenit. Banorët tashmë janë të izoluar dhe pa energji elektrike.

Ata thonë se kjo situatë nuk është parë vitet e shkuara edhe pse reshje ka pasur gjithnjë. Lumi ka vërshuar me furi për shkak të punimeve te kompanise turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamjet në videon e mëposhtme janë marrë nga tuneli që ishte parashikuar të bënte shkarkimet e digës që po ndërtohet. Ende pa nisur punë ky HEC duket se do të bëhet shkak për përmbytje të zonës. Diga (në ndërtim) është tejmbushur me ujë. Disa banesa që përdoren nga punëtorët e firmës janë në prag përmbytje.

ME TE LEXUARAT