"Ronaldo nuk kthehet tek Manchester United"

Aktualitet

dimaria14Angel Di Maria ish shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldos te Reali i Madridit, aktualisht pjesë e Manchester United në një intervistë ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të mundshëm të sulmuesit portugez te "Djatë e Kuq".

Gjatë kohëve të fundit është përfolur shumë për një transferim të Ronaldos në Old Trafford në një të ardhme të afërt por mesfushori argjentinas i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me Ronaldon ka mohuar kategorikisht një rikthim të yll luzitan te Manchester United.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk besoj se Cristiano mund të jetë sërish pjesë e United, është shumë e komplikuar që ai të largohet nga Reali i Madridit u shpreh Di Maria për mediat. Në Santiago Bernabeu ai është duke kaluar vitet më të lumtura të karrierës së tij dhe CR7 sipas mendimit tim nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar ambient vijoi më tej 26-vjecari argjentinas.

Angel Di Maria braktisi Primera Division verën e kaluar për tu shndërruar në blerjen më të shtrenjtë të të gjithë historisë së Premier League pasi Manchester United për të marrë shërbimet e tij derdhi në arkat e Realit plot 75 milionë Euro. Në intervistën e tij Di Maria zbuloi gjithashtu faktin se Ronaldo ishte një nga personat që e këshilloi atë të vazhdonte karrierën te Manchester United.ss

ME TE LEXUARAT