Pengmarrja e terroristit të tretë, AFP: Dy viktima dhe 5 të plagosur në Paris

Aktualitet

vra111Agjencia e lajmeve AFP njofton pak minuta më parë se sipas një burimi mësohet se së paku dy persona kanë mbetur të vdekur gjatë pengmarrjes që po zhvillohet në Paris. BBC raportoi se është e pamundur që të konfirmojë këtë lajm ndërsa dyshohet se edhe pesë persona të tjerë janë të plagosur në ngjarjen që po zhvillohet paralelisht me atë të kërkimit të dy të dyshuarve për masakrën e para dy ditëve në Paris në redaksinë e gazetës satirike. Pengmarrësi është një person i tretë i cili dyshohet se është autori i plagosjes së një ditë më parë të një punonjëseje policie.

ME TE LEXUARAT