Pas Durrësit përmbytet edhe Lezha, vështirësohet qarkullimi i mjeteve dhe banorëve

Aktualitet

Rreshje të dendura shiu kanë përfshirë ditën e sotme edhe qytetin e Lezhës, dhe për pasojë brenda pak minutash disa pjesë të qytetit janë përmbytur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për pasojë janë shkaktur vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe banorëve.

Në lagjen “Besëlidhja” uji ka arritur disa centimetra dhe uji është afruar në katet e para të banesave dhe bisneseve.

Po ashtu një pemë është shembur në rrugën që lidh Shëngjinin me zonën e Ranës së Hedhun, duke rënë mbi telat korentit.

ME TE LEXUARAT