Tiranë, parandalohet grabitje te Zogu I Zi, autori kapet me pistoletë

Aktualitet

policia tiraneNjë person i armatosur ka tentuar të grabisë një argjendari mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Zogu i Parë”.

Uniformat blu të policisë së Tiranës kanë ndërhyrë duke shmangur grabitjen dhe kanë vënë në pranga autorin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personi i armatosur me pistoletë është dorëzuar në ambjentet e komisariatit numër 3.

Policia nuk bën të ditur ende identitetin e tij, ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të argjendarisë për të zbuluar nëse personi i arrestuar ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë

ME TE LEXUARAT