Ja si e humbi lokalin Rovena Dilo

Soft

rovenRovena Dilo para disa ditësh ishte pjesë e një procesi gjyqësor, nga i cili doli e humbur.

“Rovena bar” është emri i lokalit të këngëtares, i ndodhur në një nga zonat më të lakmuara të kryeqytetit shqiptar, që tani ka pronar të rinj, transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas gjykatës ky lokal tani i takon deputetit Tom Doshi dhe ish-deputetit demokrat, Ndriçim Babasi.

Por si ndodhi kjo?

Doshi dhe Babasi e kanë blerë token ku ndodhet lokali, nga Agron Vreto, i cili është daja i këngëtares Rovena Dilo.

Vreto e ka të regjistruar pronën në bazë të një kontrate dhurimi. Në vitin 1995, Naim Vreto ia ka dhuruar këtë truall Agron Vretos.

Por, Rovena Dilo dhe nëna e saj, Silvia, thonë se kontrata është e pavlefshme.

Prokuroria dhe gjykata nuk mendojnë kështu dhe kanë njohur kontratën e shitjes në favor të Doshit dhe Babasit.

ME TE LEXUARAT