Arrestohet shqiptari në Firence, kapet me makinën plot marijuanë

Aktualitet

Policia italiane e qytetit të Firences ka arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar shqiptar me akuzën e trafikimit të marijuanës. Në automjetin e tij të tipit 'Renault Koleos' janë sekuestruar rreth 70 kg marijuanë që nëse do të shitej në doza të vogla vlerësohet se do të gjeneronte 350 mijë euro.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 4 thasë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur falë sinjalizimeve të hetuesve italianë që informuan se 38-vjeçari shqiptar një ditë më parë kishte udhëtuar drejt jugut të Italisë për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge.

Ndaj tij u lëshua urdhri i arrestimit me burg dhe automjeti është vënë nën sekuestrimin e policisë italiane.

ME TE LEXUARAT