Kokëdhima thirrje Kuvendit, të ulet mosha e votimit në 16-vjeç

Politikë

Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima në një postim në rrjetet sociale ka folur për ndryshimin e kodit zgjedhor.

Kokëdhima i ka bërë thirrje Kuvendit që të ulë moshën e votimit në 16 vjeç dhe të caktojë kuotat rinore të përfaqësimit në vendimmarrje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është diskriminuese për fëmijët tanë, që në statistikat e INSTAT për punësimin apo papunësinë, shënohen nga mosha 15 apo 16 vjeç e sipër, ndërsa për të diskutuar për politikën e vendit, konsiderohen të vegjël dhe të papjekur. Ishin të shumtë 16-vjeçarët që luftuan me armë në dorë për çlirimin e vendit nga fashizmi”,-shkruan ndër të tjera Zgjidhja.

Postimi i plotë:

ME TE LEXUARAT