Ulja e avionit me "çunat e Londrës" në Rinas, Balluku sqaron ndryshimin e planeve

Politikë

Ulja e avionit me "çunat e Londrës" në Rinas, Balluku

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar nga Kukësi se pse avioni i cili erdhi nga Londra u ul fillimisht në Rinas.

Balluku thotë se Shqipëria respekton rregullat, dhe thotë se momentalisht aeroporti është operacional.

Më tej ajo garanton se nga ky moment koncesionari vijon punën me kompanitë, dhe nga 17 qerhsori do të jetë totalisht i përdorshëm nag gjithë kompanitë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Balluku garanton se do të ketë linja direkte nga Kukësi për në Gjermani, Zvicër e Britani të Madhe.

‘’Këtu ta keni, në aviacion ka rregulla. Rregulla, rregullore europiane dhë mbraëkombëtare. Shqipëria është vend që hedh hapa çdo ditë e më shumë për tu bërë anëtar i BE. I rrespektojmë rregullat në fuqi.

Çështë më e rëndësishmja, ta bëjmë tërheqës aeroportin e Kukësit.  DO ketë pasagjerë nga Kosova, Maqedona, Mali i Zi e kudo. Do kthehet në pikë.

Aeroporti i Kukësit do jetë aeroport totalist i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Kush do ketë pyetje, po jua jap tani përgjigjen. Është aeroport operacional, ndërkohë nga ky moment i lihet në dorë koncesinarit për të vijuar me kompanitë. Nga këtu do fluturohet për Gjermani, Britani, Zvicër, në qytete që nuk fluturohen as drejt Tiranës. Gjeneza e një historie të re të aviacionit.’’-tha Balluku.

ME TE LEXUARAT