"Gjendet" pas shumë vitesh vajza e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin

Showbiz

vajza-vladimir-putinRaportet e lajmeve dhe blogerët rusë thonë se njëra nga vajzat e presidentit Vladimir Putin, e cila është mbajtur larg syve të publikut për vite të tëra, është një figurë e rëndësishme e një projekti në vlerë prej 1.7 miliard eurosh për zhvillimin e Universitetit Shtetëror të Moskës.

Raportimet mbi vajzat e Putinit, Maria dhe Katerina,29 përkatësisht 28 vjeçare, kishte qenë një temë tabu dhe jeta e tyre ishte konsideruar si një sekret shtetëror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, gazetari dhe blogeri Oleg Kashin, ka njoftuar përmes një raporti të publikuar në internet se një femër e quajtur Katerina Tikhonova, e cila e udhëheq një projekt për zhvillimin e Universitetit të Moskës, është Katerina, vajza e Putinit.

“Vajza e Putinit është gjetur”, ka shkruar Oleg Kashin. Postimi i tij pasoi një raport në agjencinë e pavarur ruse RBC, e cila ka njoftuar se Katerina Tikhonova është drejtoreshë e kompanisë Innopraktika, e cila e menaxhon projektin miliardësh.

Raporti i RBC nuk e ka bërë asnjë lidhje të kësaj vajze me Putinin. Por agjencia e lajmeve Reuters, e ka cituar një burim të afërt me universitetin, të ketë thënë se Tikhonova është vajza e Putinit.

“Unë nuk e di kush është ajo dhe puna ime ka të bëjë me presidentin dhe jo me familjen e tij”, ka thënë zëdhënsi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, për agjencinë Reuters.

ME TE LEXUARAT