Vrasja në Fier, "e copëtova trupin e 82-vjecarit se më ngacmonte nënën"

Aktualitet

vrasja-fierPolicia duket se ka zbardhur arsyen e krimit te  vrasjes së 82-vjeçarit Novruz Likometaj në Fier.

Mbremjen e djeshme Policia ka arrestuar autorin e dyshuar te krimit, 37-vjeçarin Skënder Krasniqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai akuzohet se ka masakruar Novruz Likometajn, të cilin e ka goditur disa herë me thikë, duke e prerë edhe në fyt.

Burime nga grupi hetimor i plicise se Fierit, kane pohuar se shkak i krimit ka qenë fakti që i moshuari i ngacmonte nënën 37-vjeçarit dhe se kete e bente ne menyre te vazhdueshme aqsa ishte kuptuar edhe nga i biri i te moshuares.

“Krimi ka ndodhur për shkak se viktima ngacmonte nënën e autorit. Nuk mund të japim të dhëna tëjtera, se mund të prishim hetimin. Dyshojmë se në krim kanë marrë pjesë më shumë se dy persona,” shprehen burimet e cituara nga Panorama.

Policia thotë se i moshuari njihej si problematik, pasi ngacmonte gratë e lagjes ku banonte e ku u gjet i vdekur pasi trupi i tij ishte copetuar keq.

Kohët e fundit ai kishte nxjerrë edhe një njoftim në gazetë, duke kërkuar një grua për t’u lidhur.

ME TE LEXUARAT