E keni pritur? Ja kur do të prezantohet versioni i ri i iPhone

Teknologji

E keni pritur? Ja kur do të prezantohet versioni i ri i iPhone

Është një ditë që shumë fansa të Apple në mbarë botën e presin për çdo vit.

Faqja e përqendruar në Apple, iDropNews , pretendon se smartfoni i ardhshëm kryesor i Apple do të zbulohet më 13 shtator.

Ndërsa Apple ende nuk e ka konfirmuar ose mohuar informacionin, data do të përshtatet mirë me lançimet e mëparshme të iPhone, të cilat zakonisht ndodhin të martën në mes të shtatorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

iDropNews citon ‘burimet e veta’ dhe pretendon se Apple ka ‘diçka të planifikuar’ për 13 shtator.

Sipas iDropNews, mbetet e paqartë nëse Apple do të mbajë eventin  e këtij viti virtualisht apo personalisht. Në këtë ngjarje, Apple ka të ngjarë të lançojë katër iPhone të rinj, sipas iDropNews – iPhone 14, iPhone 14 Max, iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

ME TE LEXUARAT