Flet eksperi i IT: Si ta kuptoni se telefoni juaj po përgjohet

Teknologji

Flet eksperi i IT: Si ta kuptoni se telefoni juaj po përgjohet

Eksperti i IT Igli Gjelishti tha në emisionin “Opinion” se ka disa mënyra për të kuptuar nëse telefoni juaj është duke u përgjuar.

Për sa i përket e- mailit apo Facbeook-ut ai tha se ato bëhen më të sigurta përmes Two Factor Autentification.

“Nëse të kanë thyer Whatsappin, ti nuk ke më akses në Whatsapp.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse ke parental control të instaluar, të harxhohet interneti shpejt, të harxhohet bateria shpejt, ka një mundësi. Ju e patë që ajo edhe audion e çonte atje, ky është një konsum.

Nëse sheh një aplikacion të dyshimtë që nuk e ke instaluar vetë duhet ta fshish. Sot zakonisht platformat të lajmërojnë.

Facebook, gmail kur ke një logim të dyshimtë të lajmërojnë. Nëse ke Two Factor Autentification je i mbrojtur. Sepse të vjen një njoftim për logimin nga çdo pajisje e re”, tha Gjelishti./Opinion

ME TE LEXUARAT