Makina e parë pa timon, gjiganti kinez i teknologjisë zbulon modelin e ri

Teknologji

Makina e parë pa timon, gjiganti kinez i teknologjisë zbulon modelin e

Gjiganti kinez Baidu prezantoi Apollo RT6, e cila ka aftësinë rrugore e një shoferi me përvojë 20-vjeçare. Kjo është një makinë e nivelit 4 pa timon dhe pedale.

Automjeti, i cili ka 38 sensorë quhet “Google i Kinës”, emër ky që i është vënë pasi aktiviteti i tij i parë dhe kryesor ishte krijimi i një motori kërkimi në internet.

Apollo RT6 do t’i shtohet flotës së robotaksisë Apollo Go të Baidu brenda një afati kohor rreth një vit. Pas periudhës fillestare të provës, ajo do të kontribuojë në rritjen e kësaj flote nga 10,000 makina që përfshin aktualisht, në rreth 100,000.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina e parë pa timon, gjiganti kinez i teknologjisë zbulon modelin e

Në një deklaratë kompania ka theksuar se çmimi i automjetit mund të varijojë me një çmim prej 36.000 euro.

Kujtojmë se vitet e fundit kompania e ka kthyer vëmendjen dhe investimet e saj drejt elektrifikimit dhe teknologjive autonome të drejtimit

Makina e parë pa timon, gjiganti kinez i teknologjisë zbulon modelin e

ME TE LEXUARAT