Prezantohet modeli special i "Volkswagen Polo"

Teknologji

wvpoloKompania prestigjioze gjermane, Volkswagen, tani ofron edhe modelin special të Polo-s i quajtur “Lounge”.

Në këtë model përfshihen disa detaje estetike dhe të pajisjeve më të pasura. Po ashtu ky model posedon dritat e pasme të errëta, maskën e përparme “Gloss Black”, xhamin e pasmë të errët, rrotat me diametër prej 15 inç, etiketat “Lounge”, tempomatin, pajisjen automatike për kondicioner, fshesat e xhamit automatike, dritat e përparme me funksionin “Coming Home”...

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Modeli Polo Lounge Edition në dispozicion është me 4 lloje të motorëve benzinë dhe tre TDI motorëve me naftë, citon koha.net, ndërsa çmimet në Gjermani fillojë prej 15.200 €, versioni me motor benzinë 1.0-litër dhe marshin manual me pesë shpejtësi, deri në 20.375 €, versioni me motor nafte TDI me kapacitet prej 90 kuaj fuqi dhe me marsh DSG.

ME TE LEXUARAT