Revista suedeze: Ja 11 destinacionet që duhet ti vizitoni patjetër në Shqipëri

Soft

revista-suedeze“Gjithçka mbi udhëtimin”, kjo reviste suedeze ka prezantuar 11 destinacionet turistike në Shqipëri duke theksuar edhe atë çfarë nuk duhet të humbasin vizitorët gjatë vizitës në vendin tonë.

Sipas revistes, Shqipëria është një nga destinacionet më ekzotike në listën e udhëtimeve charter. Ne artikull renditen 11 gjërat që nuk duhen humbur gjatë udhëtimit në Gadishullin Ballkanik.

1-Boboshtica, nje vend afër qytetit të Korçës, qe ka shumë taverna që shërbejnë ushqimin tradicional ballkanik, Byrek, etj. Aty mund të gjeni edhe specialitete të tjera shqiptare. Mund tju shërbejnë, raki të prodhuar në shtëpi!

2-Për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare vizitoni restorantin Mrizi i Zanave, në jug të Shkodrës. Gatimet ofrohen me prodhime vendi. Mishi me salca të ndryshme janë specialitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

3-Mos humbisni vreshtarinë Cobo. Vreshtaria ofron verëra të ndryshme, të shoqëruar me djathë vendi, ullinj dhe domate të freskëta nga bahçja e vreshtarisë.

4-Syri Kaltër. Rreth një orë në lindje të Sarandës, në jug të vendit është burimi i bukur i ujit blu. Gjendet lehtë me ndihmën e një shoferi taksie, i cili do të ju presë atje pasi të keni notuar në ujin e akullt.

5-Ksamili i njohur për ujin e kaltër dhe ishujt e vegjël. Me një taksi nga qendra e qytetit, nuk do t’ju kushtojë më shumë se 80 korona.

6-Butrinti është një nga vendet që nuk duhet humbur gjatë vizitës në Sarandë. Butrinti është në mbrojtje të UNESCO, për objektet me moshë mbi 3000 mijë vjet. Më të njohurat janë teatri roman dhe bazilika bizantine.

7- Nuk ka pamje më të bukur se sa restoranti në Kalanë e Lëkurësit, në Sarandë. Nga ky restorant mund të shikoni ishullin grek të Korfuzit dhe të shijoni ushqimin fantastik dhe të lirë.

8-Xheko-Imperial është një hotel në qendër të kryeqytetit. Të gjitha dhomat janë të një standardi të lartë dhe restoranti është i njohur për cilësi dhe klas. Shumica e klientëve vizitojnë hotelin për barin dhe tarracën me pamje fantastike të kryeqytetit.

9-Plazhe magjike. Vizitoni rivierën shqiptare, në Dhërmi dhe shijoni plazhet më të bukura të Shqipërisë.

10-Shpella e Piratëve. Merrni me qira një varkë dhe vizitoni Shpellën e Piratëve dhe plazhet e tjera private në jug të bregdetit të Dhërmiut.

11- Nëse jeni të interesuar për historinë, duhet të vizitoni qytetin e gurtë, Gjirokastrën. Qyteti është gjithashtu, vendlindja e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte përgjegjës për izolimin total të vendit nga pjesa tjetër e botës.

ME TE LEXUARAT