Mustafa: Trepçe është pasuri kombëtare, do marrim masa për legjitimitetin

Kosovë&Rajon

isa-mustafa-vitiKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se pasuria e Trepçes është pasuri kombëtare dhe se qeveria do të marrë masa për legjitimitetin dhe interesin nacional mbi Trepça.

“Trepça është pasuri nacionale e Republikës së Kosovës, nuk është një kompani e thjeshtë, e cila mund të tjetërsohet. Qeveria do të ndërmarre të gjithë hapat në mënyrë që të sigurohet legjitimiteti dhe interesi nacional mbi Trepçën. Po punojnë ministritë përkatëse për të ofruar zgjidhjen afatgjate, duke përfshirë edhe ruajtjen e vendeve të punës së mbi pesëmijë të punësuarve dhe atyre që potencialisht mund të punësohen në këtë gjigand kosovar”, shkruan kryeministri Mustafa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri i Kosovës, Mustafa, shkruan në statusin e tij Facebook pasditen e some se “Vlerësoj angazhimin e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës për të gjetur zgjidhje afatgjate. Por një gjë duhet të jetë e qartë, Trepça do ta marre statusin që e dëshirojnë minatorët, që e dëshirojnë qytete e Kosovës” .

ME TE LEXUARAT