Në ditën e Masakrës së Reçakut, Serbia merr kryesimin e OSBE-së

Bota

brukseliSerbia, sot, formalisht nga Zvicra, merr kryesimin e OSBE-së, të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj organizate në Vjenë.

Ndoshta është rastësi që Serbia e merr këtë kryesim mu në ditën kur në Kosovë forcat e saj, para 16 vjetëve, bënë masakrën e tmerrshme kundër civilëve të paarmatosur në Reçak, me ç’rast qenë vrarë afër 50 persona, ashtu siç ishte, ndoshta, rastësi edhe vizita e kryeministrit serb në Kosovë në vigjilje të Përvjetorit tragjik të kësaj ngjarjeje të tmerrshëm që animoi gjithë botën kundër terrorit të Beogradit në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asgjë e pa rëndomtë në të parë. Sikur Serbia të mos vazhdonte me fjalorin e vet politik anti -Kosovë dhe anti -shqiptar duke mohuar krimet që ka bërë dhe duke mos kërkuar asnjë herë falje. Madje, aq më tepër dhe për ironi, Serbia këtë kryesim e merr si një meritë të saj për “politikën e saj paqësore në rajon”.

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq lidhur me këtë ka thënë ka thënë se marrja e këtij kryesimi është mirënjohje e madhe për Serbinë, ndërsa nuk ka përmendur se këtë kryesim e ka marrë edhe me ndihmën e Shqipërisë, transmeton Koha.net. duke përkujtuar se Serbia, mu për shkaqe terroriste në Kosovë e injorim të OSBE-së, ka qenë tri vjet e suspenduar nga kjo organizatë.

Serbia është kthyer në OSBE në vitin 2000.

OSBE-ja ka në anëtarësi të vet 57 shtete.

Sivjet shënohet 40 vjetori i Aktit Final të Helsinkit me të cilin zënë fill nismat e para të luftë për liri e demokraci në vendet e bllokut të Lindjes.

ME TE LEXUARAT