Turqi, digjet gazeta që botoi karikaturat e Profetit Muhamed

Bota

gazeta-turkeNe Turqi dhjetera qytetare me thirrjen “Zoti është i madh”, kanë dalë në rrugët e Stambollit dhe kane kundërshtuar publikimin e versionit turk të revistës “Charlie Hebdo” në faqet e gazetës sekulariste “Cumhuriyet”.

Në numrin e parë të saj pas sulmeve të javës së kaluar në Paris, në kopertinë ishte një karikaturë të profetit Muhamed.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Protestuesit duke thirrur “Zoti është një dhe i vetëm, Muhamedi është i dërguari i tij” filluan të digjnin fletët e gazetës në mënyrë demonstrative, ndërsa i quajtën vëllezërit Kuashi heronj për atë që kishin bërë.

Gjashtë persona u arrestuan, ndërsa policia rriti masat e sigurisë pranë redaksisë së gazetës, e cila në të kaluarën ka humbur shtatë gazetarë të mirënjohur nga sulme të ndryshme.

Kryeredaktori, Utku Xhakirozer, deklaroi se vendimi për publikimin e karikaturave ishte marrë për të shprehur mbështetje ndaj lirisë së fjalës që nuk duhej shuar nga terrori.

Ai ka pranuar se policia i kishte kontrolluar kamionët shpërndarës para se ta lejonte gazetën të dilte në shitje të mërkurën në mëngjes.

“Gazeta u kontrollua dhe policia informoi prokurorinë për përmbajtjen. Mund të kenë bërë edhe foto dhe t’ia kenë dërguar prokurorit. Shpërndarja u vonua për rreth 40-50 minuta”.

ME TE LEXUARAT