Vdes Mbreti i Arabisë Saudite

Bota

mbreti-sauditTelevizioni shtetëror i Arabisë Saudite ka njoftuar se Mbreti Abdullah ka vdekur pas dhjetë vjetësh të qëndrimit në pozitën e mbretit.

Mbreti ka vdekur në moshën 90 vjeçare. Sipas mediave arabe, Abdullah ka vdekur mbrëmë vonë por nuk janë dhënë detaje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai kishte qëndruar në spital disa javë si rezultat i një infeksioni në mushkri.

Pasardhës i tij do të jetë gjysëm-vëllai i tij, Princi Selman, 79 vjeçar, i cili i ka marrë përgjegjësitë në punë që nga shtrirja në spital e Mbretit Abdullah.

Abdullah, një aleat i fortë i Shteteve të Bashkuara, ka punuar për reforma në vendij e tij duke përfshirë edhe disa mundësi më shumë për gratë.

“Si udhëheqës, ai ishte gjithmonë i sinqertë dhe kishte kurajo për bindjet e tij”, ka thënë presidenti amerikan Barak Obama, duke e vlerësuar lartë angazhimin e mbretit të ndjerë.

ME TE LEXUARAT