Në Kirgizi arrestohen gjashtë terroristë të dyshuar

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

kirkKomiteti për Siguri Kombëtare në Kirgizi, ka njoftuar se gjatë një operacioni të realizuar javën e kaluar në jug të provincës Osh, janë arrestuar gjashtë terroristë të dyshuar ndërsa atyre iu është konfiskuar armatim dhe municion. Sipas një njoftimi të publikuar sot, operacioni i policisë kirgize ka filluar më 20 janar. Autoritetet kanë bërë me dije se katër nga të dyshuarit janë trajnuar në kampet e organizatave terroriste në Siri. Gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve, sipas policisë, është gjetur një pushkë automatike, më shumë se 17 mijë plumba, maska si dhe pajisje të tjera. REL

ME TE LEXUARAT