Vdes milionerja italiane, ia lë pasurinë shqiptares

Soft

milionerja2015italianeShqiptarja Tatjana Gjergo, e cila punonte si ndihmëse e astrofizikanes italiane Margarita Hack ka përfituar një pasuri marramendëse me dhurim.

Shpërblimi për punën e saj është 500 mijë, bashkë me shtëpinë e një pasanikeje italiane, e cila u nda nga jeta më 13 qershor të vitit 2013.

Disa ditë pas vdekjes së astrofizikës Margherita Hack, më 29 qershor 2013 bashkëshorti i saj Aldo nënshkruan një testament ku urdhërohej që e gjithë pasuria, rreth 700 milionë lekë të vjetra, t’i shkonte kujdestares shqiptare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo e fundit ishte kujdesur për vite me radhë për astrofizikanen dhe burrin e saj, Aldo De Rosa, deri në momentet e fundit të jetës.

“Dëshiroj që pas vdekjes time të gjithë të mirat materiale që zotëroj të kalojnë në emër të zonjës Tatjana Gjergo”, e cila bëhet trashëgimtare e ligjshme e pasurisë.

Margarita Hack, 81 vjeçe, kishte sqaruar në testamentin e saj se pas vdekjes së saj dhe burrit, depozitat bankare që arrinin e në vlerën 500 mijë eurove, si dhe shtëpia me vlerë mbi 100 mijë euro do të shkonin për pjesëtarët e familjes dhe shoqatat e mbrojtjes së kafshëve, por duket se burri i saj e ka ndryshuar, ndoshta sepse amaneti i gruas nuk ishte plotësuar si duhej.

Astrofizikania konsiderohet e para femër e cila drejtori Observatorin Astronomik të Triestes. Në karrierën e saj shkencore ajo njihet për kontributin në klasifikimin e yjeve dhe konsiderohet ndër zërat më të fortë të komunitetit shkencor evropian e botëror.

ME TE LEXUARAT