Shpërthimet e tritolit në Tiranë, Tahiri kokë më kokë me Llallën e Visho Ajazin

Politikë

tahiri-llalla-vishoajaziPas tri shpërthimeve që konditën Tiranën ne orët e para të mëngjesit, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvilluar nje takim urgjent me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi, si dhe me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Njoftohet se biseda mes Tahirit, Llalles dhe Ajazit u zhvillua ne Ministrinë e Brendshme dhe zgjati rreth 20 minuta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet kane thene se takimi kishte ne fokus shkëmbimin e informacionit mbi këto ngjarje te renda kriminale.

Tahiri, ka kërkuar nga SHISH angazhim operative për të zbuluar atentatorët me lëndë plasëse, mes tyre edhe në farmacine e prindërve të tij përballe Pediatrisë ne Tirane.

Takimi ka zgjatur rreth 1 orë ku mendohet se është kërkuar bashkëpunimi intensive mes palëve për të zbuluar autorët dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në Tiranë.

ME TE LEXUARAT