Hungaria me ligj për dëbimin e shpejtë të emigrantëve

Bota

hungariHungaria po planifikon që të miratojë ligjin i cili do të mundësojë burgosjen më të gjatë ose dëbimin e shpejtë të emigrantëve ilegalë, në mënyrë të mos bëhet kamp i emigrantëve ekonomik ka thënë kryeministri hungarez Viktor Orban.

Në një deklaratë për radion shtetërore, Koshut, Orban ka thënë se Austria dhe Gjermani, shtete këto që synojnë shumica e emigrantëve, të cilët fillimisht hynë në Hungari, do të ashpërsojnë ligjet e veta në afat prej disa muajsh dhe se emigrantët do të qëndrojnë në Hungari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëse deri atëherë s’do të kemi ligje të cilat do të mundësojnë që të vendosim në paraburgim ose dëbojmë emigrantët ilegalë, Hungaria do të bëhet kamp për emigrantët ekonomikë. Këtë duhet shmangur” ka thënë Orban.

Hungaria është goditur nga një numër i jashtëzakonshëm i emigrantëve ilegalë të cilët po hynë në vend nga jugu, kryesisht kosovarë nga ku vetëm gjatë muajit janar 10 mijë persona kërkuan azil.

Shumica e kosovarëve parashtrojnë kërkesën për azil për të shmangur dëbimin ose të sigurojnë lirimin, e derisa kërkesat janë ende në proces ata ikin në shtetet perëndimore përmes zonës së pakufizuar të Schengenit.

Antal Rogan, lideri parlamentar i partisë së Orbanit, FIDESZ, paraqiti të premten e shkuar idenë që ata të cilët kërkojnë azil do të duhej që të mbahen në paraburgim, derisa kërkesat e tyre të shqyrtohen, në mënyrë që ata të cilëve kërkesa t’u refuzohet të dëbohen urgjentisht.

Pothuajse të gjithë këta, azilkërkues konsiderohen emigrantë ilegal të cilët nuk ka të drejtë për azil, derisa vetëm Gjermania refuzoi 99% të kërkesave për azil të kërkuar nga kosovarët, vitin e shkuar.

Qysh të enjten, Gjermania njoftoi se do të dërgojë policë në kufi me Hungarinë e Serbisë, vend ky të cilin e kalojnë shumë kosovarë, për të ndihmuar në kontrollimin e valës së emigrantëve.

ME TE LEXUARAT