“Vrasësi i penduar”: Ja kush e vendosi bombën në farmacinë e babait të Saimir Tahirit

Aktualitet

farmacia-tahiriNjë person i arrestuar së fundi në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli për një vrasje në Itali, thuhet se ka dëshmuar pas arrestimit në lidhje me shpërthimin me tritol në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Shtetasi A.G, 41 vjec, i arrestuar më 14 shkurt 2015 pasi është vënë në pranga sipas “Gazeta Shqiptare” ka pranuar të bashkëpunojë me hetimin dhe ka treguar se aktivizimin e bombës në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm e ka bërë shtetasi A.Q.

I arrestuar është edhe shtetasi Kristi Pine, ndërsa të tre personat dyshohet se janë pjesëe një grupi kriminal që ka kryer vrasje me armë dhe vendosje tritoli me pagesë sipas urdhërave të dhënë nga burgu përmes telefonit nga Admir Tafili.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi Alfred Qefalia, u arrestua nga policia e Tiranes me 11 shkurt 2015 pasi ishte person ne kerkim per ndihmen ndaj Admir Tafilit per tu arratisur nga burgu i Drenoves ne Korce ne nentor 2013.

Ndaj Qefalise ka nisur hetimi per shperthimet me eksploziv pas deshmise se dhene nga i penduari. Nderkohe shtetasit Kristi Pine dhe Armando Gorezim, te arrestuar ne 14 dhe 15 shkurt ne Tirane, ishin ne kerkim per vepra te tjera penale ndersa dyshohet se vitet e fundit kane vendosur tritolin ne lokalin e ndertuesit Armando Ceka, kane marre pjese ne vrasjen e shtetasit Brahim Mani ne Shkoder ne 2014 dhe kane dijeni per vrasjen e biznesmenit  Leonard Murataj ne Durres ne fund te vitit 2014.

ME TE LEXUARAT