Dashuri 90-vjeçare, ja çifti më i vjetër në botë

Soft

cifti-vjeter“Unë di që tek ty gjeta dashurinë pa fund”. Kështu këndonin Diana Ross dhe Lionel Richie në këngën “Endless Love”.

Nga Kina vjen historia e një çifti kinez, dashuria mes të cilëve duket pikërisht se nuk njeh kufij. Sipas medieve kineze, bëhet fjalë për çiftin më jetëgjatë të të gjitha kohëve.

Ata janë martuar prej 90 vjetësh, ai 109 vjeç dhe ajo 108 vjeçe, jetojnë Yuzhou, në provincën qendrore të Henanit dhe vazhdojnë të duhen pavarësisht se ka kaluar më pak se një shekull.

Bashkëshortët janë “liderë” të një familjeje të zgjeruar, që numëron gjithsej 70 anëtarë, me vajza, djem, nipa dhe mbresa. Një çift për t’u marrë shembull kur dashuria bën mrekulli.

ME TE LEXUARAT