Pavarësisht gërhitjes, fjetja me partnerin qetëson dhe ruan zemrën

Soft

ciftGërhitja, djersitja dhe tërheqja e jorganit janë arsyet kryesore pse çdo i katërti çift insiston për gjumin në dhoma të ndara. Por hulumtimet e bëra nga Universiteti Pittsburgh kanë zbuluar që gjumi në shtratin e njëjtë është shumë i mirë për zemrën.

Fjetja me partnerin redukton nivelin e hormonit të stresit të kortizolit dhe ofron ndjenjën e sigurisë, shkruan Daily Mail, transmeton Koha.net. Niveli i rritur i kortizolit lidhet me citokinet, proteinat të cilat shkaktojnë inflamacion dhe mund të shkaktojnë sëmundjet e zemrës, depresion dhe sëmundjet autoimune. Gjumi në krevatin e përbashkët redukton nivelin e atyre proteinave, ka vërtetuar studimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndarja e shtratit me dikë që e doni rrit nivelin e oksitocinës, hormonit të dashurisë, çka mundëson lidhje edhe më të fortë. Edhe pse ky hormon më së shpeshti lidhet me seksin, deri te lirimi i tij vjen edhe gjatë përkëdheljes dhe bisedës ledhatuese para gjumit” – pohon dr. David Hamilton, autori i librit “Pse mirësia është e mirë për ju”.

Sa më shumë që ledhatoheni, prodhoni më shumë oksitocinë, çka vetëm nxit dëshirën më të madhe për prekje. Hormoni i dashurisë vepron si varësi, ka shtuar ai. Oksitocina vepron pozitivisht në zemër dhe ulë tensionin e gjakut, ndërsa “sillet” si ilaçet për angina pektoris, sepse i ndihmon trupit në prodhimin e oksidit nitrik i cili zgjeron enët e gjakut, ka shpjeguar dr. Hamilton.

Hulumtimet e mëhershme kanë vërtetuar që femrat të cilat flenë me partnerin në krevatin e njëjtë kanë gjumë më të mirë se sa femrat që janë vetëm.

ME TE LEXUARAT