Kryebashkiaku i Vlorës lë spitalin, paraqitet sot në prokurori

Aktualitet

ardian-leka-shpetim-gjikaKryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, i vënnë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, është “shëruar” duke lënë përfundimisht spitalin ku qëndronte prej disa ditësh pas problemeve të shfaqura në zemër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryebashkiaku Gjika është paraqitur sot në Prokurorinë e Vlorës, në zbatim të vendimit të gjykatës, e cila në rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij, e ndryshoi atë në “Detyrim Paraqitje” nga “arrest me burg” që ishte vendosur në mungesë.

 

Mësohet se kjo nuk ka qenë një seancë pyetjesh për kryebashkiakun, por vetëm paraqitje në bazë të vendimit të gjykatës. Po të njëjtat burime saktësuan se Gjika ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë për rreth 20 minuta, nga ku edhe është mbajtur proces-verbal për paraqitjen e tij.

Javën e kaluar, Kryebashkiaku i qytetit bregdetar, refuzoi që të paraqitet në Prokurori për t’u marrë në pyetje lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Pavarësisht kërkesës së organit të akuzës, sipas avokatit të tij mos paraqitja e Gjikës javën e kaluar në Prokurori kishte të bënte me problemet shëndetësore nga të cilat vuante klienti i tij.

Por sipas Prokurorisë Gjika ka refuzuar 4 herë oficerët e policisë gjyqësore për të sekuestruar dokumente zyrtare të cilat ndodheshin në arshivën e Bashkisë, para se të arrestohej.

Shpëtim Gjika u arrestuar pasditen e 6 shkurtit nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”,  “Fallsifikimit të dokumentave”,  dhe “Ndërtim i paligjshëm” lidhur me lejen e dhënë për një pallat 11-katësh në qytetin bregdetar.

ME TE LEXUARAT