OSHEE zgjat orarin e zyrave për shërbimin ndaj klientit

Aktualitet

osheOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE bën të ditur se në kuadër të masave për shërbimin ndaj klientit, ka zgjatur orarin e punës në sportelet e saj.

Sipas njoftimit, deri më datë 28 shkurt, afati i fundit kur debitorët mund të përfitojnë mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me OSHEE për t’i paguar me këstë ose të uljes me 80% të kamatëvonesës, sportelet e kompanisë do të qëndrojnë hapur deri në orën 22.00.

“Kujtojmë, se kur nisi procesi i lidhjes së aktëmarrëveshjeve në dhjetor 2014, OSHEE vuri në dispozicion të klientëve orare pune me dy turne (deri në orën 20.00), përfshi edhe ditën e shtunë dhe të dielë”, thuhet ne njoftim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deri më sot janë hapur mbi 50 sportele të reja për të përballuar fluksin. OSHEE i bën thirrje debitorëve që të shfrytëzojnë oraret e vendosura në dispozicion, kurse klientët që duan të paguajnë faturën mund të përdorin Postën, bankat dhe tani së fundmi edhe pikat e transfertave të parave, ose përmes celularit.

Shumë shpejt pikat e tjera alternative do të zgjerohen, ku do të mundësohet e pagesa e faturave edhe në dyqane apo qendra tregtare (me tabelë Këtu Paguhet Energjia Elektrike)

Më poshtë do të gjeni adresat e pikave të OSHEE për Tiranën, ku mund të merret shërbimi i kërkuar, si për të lidhur kontrata, ashtu edhe për ankesa.

Qendrat e Kujdesit në Tiranë dhe arkat (adresat)

• Rruga "Gjergj Fishta", ND 46/2, Tiranë, Nj.Bashkiake 5, Kodi Postar 1020, Tiranë (perballe Hotel Diplomat) KNK 1

• Rruga "Ferit xhajko", ND 57, Tiranë, Nj.Bashkiake 8, Kodi Postar 1017, Tiranë (prane Tregut te Medresese)KNK 2

• Njesia Bashkiake 1, Rruga "Jeronim De Rada", Nd. 64, Kodi Postar 1004, Tiranë (Pranë Fushës së futbollit Ali Demi, Tiranë) KNK 3

• Rruga “Robert Shvarc”, Komuna e Parisit KNK 4

• Rr."Bulevardi Blu", ND 7, Kamëz, Kodi Postar 1030, Tiranë KNK Kamez

• Njësia Bashkiake Nr. 2, Rruga “Herman Gmeiner”, Pall Nr. 9, Kati I, KNK Sauk.

• Njësia Bashkiake Nr. 9, Rruga “Jordan Misja”, Pall Teknostar, Nr.1, Tirane KNK Don Bosko

• Njesia Bashkiake Nr. 2, Rruga “Qemal Stafa”, Pall Sky, Nr. 1, Tirane. KNK pranë Prokurorisë së Përgjithshme

• Komuna Dajt, Lagjia “Qesarak”, Rruga “Muhamet Deliu”, Pall Nr. 7, Kati i Parë. (Tek Fresku)

• Rruga Irfan Tomini, Pallati G&P, Kati 1, Tiranë (Pall me Shigjeta) kastrati

• Kashar, Astir (Alpha Bank),Rruga “Teodor Keko”, Pallatet Romario, Nr. 9, Kati i Parë. (Unaza e Re)

• Drejtoria Rajonale Tiranë, Adresa: Njesia Bashkiake Nr.9, Rr. “Reshit Petrela”, Nd.1, kati I, Kodi postar 1016 (Arkë) – Perballë Dispancerise Tirane

• Zyrat e Njesise Tirane 1, Adresa: Njësia Bashkiake Nr.10, Rr. “Mihal Duri”, Nd.11, kati i pare, Kodi postar 1001 (Arkë) – Pranë Ministrise se Arsimit.

• Zyrat e Njesise Tirane 2, Adresa: Njësia Bashkiake Nr.1, Rr. “Shemsi Haka”, Nd.162/12, kati i pare, Kodi postar 1004 (Arke) – Prane Kryegjyshates Bektashiane.

• Njesia Bashkiake 5, Rruga Muhamet Gjollesha, Nd. 15 , Kodi Postar 1023, Tiranë (Tek Kryqëzimi 21 Dhjetorit, Pranë “Raiffeisen Bank”, Tiranë). Arkë

• Njesia Bashkiake 11, Rruga"Pandi Dardha", Nd. 112, Kodi Postar 1026, Tiranë (Pranë “Lori Kafe”, Laprakë) Arkë

• Rruga Abdyl Frasheri, Prane Librit Universitar, Tirane; Arkë

• Rruga “Çameria”, pranë Postës Qendrore, Tirane Arka

• Zyrat e Njesise Tirane 3, Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Fushe Mezes, Kashar, tek mbikalimi Kamez, pallati nr.7, kati I (Arkë)

• Bathore - Adresa: Tiranë, Kamëz, Rruga “Demokracia”, Nd.222, Lagjia Bathore Kamez, kodi postar 1054 KNK Bathore.

• Zyra Vore: Rruga Sporit Pallati 6, Shkalla 1, kati II

ME TE LEXUARAT