IKMT kallëzim penal edhe kryebashkiakut të Peshkopisë

Aktualitet

krosiiiInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të kallëzojë penalisht kryetarin e bashkisë Peshkopi, z.Ilir Krosi. Akuza për të është “shpërdorim detyre”. Po me të njëjtën akuzë kallëzohen penalisht nga IKMT edhe kryeinspektori aktual i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë Peshkopi, z. Gafur Gazidede si dhe ish kryeinspektorët e këtij inspektoriati, z. Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi.

Janë të paktën shtatë raste, kur këta shtetas nuk kanë vepruar sipas parashikimeve ligjore në fuqi, për ndalimin e punimeve të kundërligjshme të kryera në territorin e bashkisë së Peshkopisë, duke shkaktuar me mospërmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore, dëmtimin e territorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga kryeinspektori dhe paraardhësit e tij të kallëzuar, nuk janë marrë masat përkatëse për parandalimin e këtyre punimeve të kundërligjshme, duke mos vazhduar procedurat ligjore dhe duke mosrespektuar afatet për zbatimin e vendimeve të marra.

Ndërsa nga ana e kryetarit të bashkisë, si Autoriteti i vetëm i Planifikimit në këtë bashki, nuk është marrë asnjë masë konkrete ligjore për të parandaluar ndërtimet e kundërligjshme, për të klryer kontrollin e zhvillimit të territorit dhe për të kryer drejtimin e zhvillimit të territorit.

IKMT kërkon nga institucionet e drejtësisë edhe marrjen e masës së pezullimit nga detyra për kryetarin e Bashkisë Peshkopi dhe kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Peshkopi.

ME TE LEXUARAT