Rrëmbimi i vajzës gjermane në Tiranë, policia: Kapëm autorin, dy në kërkim

Aktualitet

policia-tiranesPolicia e Tiranes tha se ka parandaluar rrembimin e nje shtetaseje gjermane, duke arrestuar ne flagrance autorin dhe ka shpallur ne kerkim 2 persona te tjere.

Sipas një deklarate zyrtare të policisë, të dielën ne date 01.03.2015 eshte kryer arrestimi ne flagrance i shtetasit Hamdi Musli Berisha, i moshes 49 vjec, lindur ne Kosove dhe banues ne Durres.

Arrestimi është bërë pasi rreth ores 19:30 ne vendin e quajtur Unaza e Re, ka rrembyer duke ushtruar dhune shtetasen me iniciale K.E.

Pas njoftimit te marre ne Sallen Operative te Policise se Tiranes, jane organizuar sherbimet policore te cilat kane konstatuar mjetin me te cilin udhetonte shtetasi Hamdi Berisha se bashku me shtetasen K.E ku ne vendin e quajtur Vore, eshte bere e mundur bllokimi i automjetit dhe kapja ne flagrance e ketij shtetasi”, tha policia. Sipas saj, per kete veper penale jane shpallur ne kerkim dhe shtetasit me iniciale E.B dhe J.XH ndërsa materialet do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane

ME TE LEXUARAT