Arrestohet në Itali anëtari i bandës së Lul Berishës

Aktualitet

itali-ndraghetaNjë person i akuzuar si anëtar i bandës së Durrësit, të drejtuar nga Lulzim Berisha, është arrestuar në Itali.

Sipas medieve italiane, mësohet se Drejtoria e Antimafies së Kaltanisetës (Caltanisetta) në Sicili në bashkëpunim me policinë kreu 18 arrestime të anëtarëve të klanit mafioz San Cattaldo të zonës së Nisenos, pjesë e Koza Nostrës siciliane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes 18 të arrestuarit ka italianë dhe rumunë, përfshirë edhe kapon e klanit mafioz Antonio Domenico Cordaro, 50 vjec me pseudonimin “Martadela”.

Në pranga ka rënë edhe durrsaku Elis Deda, 33 vjec. Sipas Antimafias ai cilësohet peshk i vogël, ushtar në shërbim të koskës mafioze të Koza Nostrës siciliane, ndërsa për Shqipërinë e sidomos për Durrësin dhe durrsakët Elis Deda është VIP.

Zhdukja e tij në Itali me një sasi të konsiderueshme heroine me vete, vite më parë ishte një nga shkaqet, që përçau bandën e famshme të Lul Berishës.

Sebepi Deda, bëri që më vonë banda të ndahej në dy pjesë në armiqësi për vdekje me njëra - tjetrën. Kjo armiqësi pati si kosto disa të vrarë e të plagosur, në atentate të stilit mafioz.

Arrestimi i Elis Dedës në Itali, mund të sjellë për kolegët shqiptarë të policisë italiane edhe informacione të reja, për aktivitetin kriminal të bandës së ashtuquajtur të Lul Berishës.durreslajm

ME TE LEXUARAT