Edinson Cavani mund të transferohet në Angli

Sport

cavani15Ai ndodhet në Paris që prej 2013-ës por nën hijen e kullës Eiffel ende nuk ka gjetur nivelin e pretenduar prej tij.

Edinson Cavani, ish krygolashënuesi i Serisë A nuk po jep dot rendimentin e pritur në Ligue 1. Nofka e tij e dikurshme "El Matador" pothuajse është harruar me Laurent Blanc që e kritikoi së fundmi duke i thënë publikisht se nëse është një bomber atëherë këtë duhet ta tregojë duke shënuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ndryshe nga Blanc është një tjetër trajner që beson se Cavani mund të jetë përforcimi ideal për skuadrën e tij. Diego Simeone konfirmon deklaratat e tij se ka ndër mend një projekt afatgjatë për Atletikon, duke synuar të afrojë në Madrid sulmuesin uruguajan. E përditëshmja prestigjioze franceze "L'Equipe" raporton se trajneri i Los Colcohneros ka nisur tratativat me Cavanin dhe ka biseduar me të duke përdorur si ndërmjetës Diego Godin, kapitenin e Atletikos që është shok skuadre i Cavanit në përfaqësuesen e Uruguajit.

Trajneri i Los Colchoneros është i bindur se profili i sulmuesit të Psg është ai i duhuri për skuadrën e tij ndaj kërkon ta rekrutojë në verë. Kontrata e Cavanit në Paris skadon në vitin 2018-të dhe cmimi i kartonit të tij është i kripur pasi u ble për 64 milionë euro në 2013, por Simeone gjithmonë duke ju referuar L'Equipe duket i gatshëm që të shesë njërin prej Mandukic, Arda Turan apo Koke në muajt e ardhshëm për të bërë të tijin Cavanin.

ME TE LEXUARAT