Bushati takon komisionerin Hahn, Dialogu i Nivelit të lartë në 24 mars në Tiranë

Politikë

bushati hahnMinistri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati prezantoi para Komisionit të Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme (AFET) ecurinë e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore(SEECP) gjatë Kryesisë shqiptare. Ai prezantoi aktivitetet e SEECP-së gjatë këtij viti, duke u ndalur kryesisht në kalendarin e përgatitur nga Kryesia shqiptare. Në mënyrë të veçantë, Ministri u ndal në Ministerialin e SEECP-së, të zhvilluar në Tiranë më 23-24 shkurt 2015, dhe deklaratën e përbashkët kundër terrorizmit të miratuar gjatë tij. Komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme vlerësoi maksimalisht Kryesinë shqiptare për agjendën tepër ambicioze të SEECP.  Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Goran Svilanoviç.

Në vijim Ministri Bushati u takua me Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn, dhe me eurodeputetin Kukan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë këtyre takimeve Ministri Bushati prezantoi ecurinë e reformave dhe të përpjekjeve të qeverisë për të përmbushur në kohë kriteret e parashikuara në udhërrëfyesin për pesë prioritetet kyç. Ai vuri në dukje rëndësinë që ka marrja e një date për hapjen e negociatave sa i përket ecurisë së reformave, motivimint të administratës dhe mbështetjes publike.

Me Komisionerin Hahn u trajtua edhe bashkëpunimi rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe përgatitjeve për Konferencën e Vjenës, të planifikuar për t’u mbajtur në gusht të këtij viti.

Komisioneri Hahn vlerësoi ecurinë e deritanishme në fushën e reformave dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Ai premtoi mbështetje për Shqipërinë në procesin e integrimit, duke nënvizuar se shpejtësia e këtij procesi varet nga zbatimi dhe qëndrueshmëria e reformave të ndërmarra.

Komisioneri Hahn dhe Ministri Bushati konfirmuan se, në datë 24 mars 2015 do të zhvillohet në Tiranë takimi i radhës i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE.

***

Deklarata për shtyp e Ministrit Bushati në takimin me Komisionerin Hahn

Pata mundësinë të përgëzoj komisionerin Hahn për nisjen e procesit të vlerësimit të politikës së fqinjësisë të BE-së. Shpresoj që kjo klimë inovuese të ndiqet edhe në politikën e zgjerimit – nëpërmjet përshpejtimit të ankorimit strategjik të Ballkanit Perëndimor në BE, çka, sipas nesh, konsolidon Evropën në terma politikë, ekonomikë dhe të sigurisë.

Pjesë e diskutimit të sotëm ishin projektet dhe trendet e bashkëpunimit rajonal, në kuadër të kryesisë shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore

Ne kemi nevojë që BE-ja të na ndihmojë ta shfrytëzojmë këtë moment në rajon: ekziston një vullnet i madh politik në Ballkanin Perëndimor për të jetësuar projektet rajonale që u konceptuan në Berlin vitin që shkoi. Ne besojmë në mbështetjen dhe drejtimin e Komisionit Evropian për përgatitjen e konferencës së Vjenës në gusht.

Së fundmi, në kuadër të mbledhjes së radhës së dialogut të nivelit të nivelit të lartë që do të mbahet në Tiranë, diskutuam për mënyrat e rritjes së efikasitetit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, sidomos sa i përket hapave që duhen ndërmarrë për të avancuar drejt çeljes së negociatave për anëtarësim, çka do të konsolidonte edhe më procesin e reformave

ME TE LEXUARAT