Diego Simeone synon të marrë drejtimin e Manchester City

Sport

simeoneTrajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është i pavendosur rreth të ardhmes se tij ne kampionatin e Spanjes. Tekniku argjentinas po zvarrit per kete edhe vazhdimin e kontratës me kampionin e Spanjës, Atletico Madridin, pasi synon te marrë drejtimin e Manchester City, shkruan gazeta Daily Mirror.

Sipas gazetes britanike, ish- trajneri i Kaljarit dëshiron të prese deri në verë për të parë nëse Manchester City do ta shkarkoje Manuel Pellegrinin nga detyra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri kilian nuk i ka punët mirë dhe sipas gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit në ekipin anglez.

Përveç Simeones, kandidat për te drejtuar City janë edhe Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola

ME TE LEXUARAT