Furtuna e borës shtyn qindra fluturime në SHBA

Bota

bora-shbaMijëra fluturime u anuluan në SHBA, qindra mijëra nxënës dhe funksionarë kanë qëndruar në shtëpi në pritje të një stuhie dëbore që do prekë lindjen dhe juglindjen e SHBA-së.

”Më shumë se 2 600 fluturime janë anuluar sot”, sipas faqes së internetit ”Flightaware”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Dëbora ka nisur në kryeqytetin Uashingtonit rreth orës 12:00 GMT dhe trashësia e saj ka arritur në 18 centimetra shoqëruar me një rënie temperaturash deri në -13 gradë Celsius gjatë natës”, sipas shërbimeve meteorologjike (National Weather Service, NWS).

”Alarmet për stuhi dëborë kanë prekur rreth 29 milionë amerikanë, që nga Teksasi deri në Anglinë e Re (verilindje) duke kaluar nga brigjet e Virxhinias”, sipas NWS.

”Administrat qendrore duke përfshirë këtu shumë ministri, kanë mbyllur dyert”, njoftoi në rrjetin social Twitter OPM, zyra e këtyre funksionarëve.

Shumë shkolla janë mbyllur gjithashtu në Uashington dhe në rajonet përreth, ku transporti publik është bllokuar.ata

ME TE LEXUARAT