Nëse del mashtrim, Tom Doshi rrezikon 8 vjet burgim

Politikë

tom doshNëse Prokuroria e Krimeve të Rënda arrin të provojë dëshminë e “vrasësit me pagesë” Durim Bami se gjithçka ka qenë një lojë e sajuar dhe financuar nga deputeti i PS Tom Doshi, atëherë ky i fundit rrezikon të dënohet me 8 vite burg dhe gjobë financiare.

Anëtarë të grupit hetimor thanë për gazetën “Shqiptarja.com” se janë duke kryer hetime në dy drejtime atë të mundësisë së pasjes së një plani real për vrasjen e Tom Doshit, dhe drejtimi i dytë bën fjalë për një skemë mashtrimi të orkestruar nga vetë Doshi, për qëllime ende të paqarta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pyetjes nëse përbënte ose jo vepër penale për deputetë që orkestrojnë dhe publikojnë akuza të rënda deri në vrasje, burimet pranë prokurorisë u shprehen se jo vetëm që përbën shkelje penale, por sipas tyre në Kodin Penal ekzistojnë dy dispozita ligjore, që dënojnë në total me 8 vjet burg shkelësit e tyre.

ME TE LEXUARAT