Shkodran Mustafi ndëshkon kampionët e Spanjës

Sport
Shkodran Mustafi ndëshkon kampionët e Spanjës

Atletiko e Madridit dhe Valencia nuk arritën të nxjerrin një fitues mes tyre në sfidën më të rëndësishme të javës së 26-të të Primeras duke barazuar pas një 90 minutëshi që nuk ndryshon asgjë në renditjen e tyre. Shkodran Mustafi ishte heroi për Valencian që në minutën e 78-të nuk lejoi los colchoneros të shkëputeshin akoma më tepër në renditje.


Shkodran Mustafi Goal Atletico Madrid 1 - 1... by funnyno1

Atletiko që kishte humbur në fazën e parë 3-1, tregoi se ka vështirësi përballë valencianëve, teksa vuajti mesfushën e këtyre të fundit në fillimin e lojës, por me kalimin e minutave ekipi Simeones arriti jo vetëm të drejtpeshonte ritmin por gjithashtu dhe të gjente golin e epërsisë, me Koken, që lëshoi një silur në hyrje të zonës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në pjesën e dytë ishte Diego Alves që mbajti në lojë Valencian me një pritje fantastike në të 57-tën, ndërsa në të 70-tën Tiago gaboi sërish golin që do të mbyllte ndeshjen. Kjo i lejoi Valencias, që në të 78-tën të barazonte me Mustafin duke dalë e pathyer nga "Vincente Calderon" në një sfidë direkte për vendin e tretë.

ME TE LEXUARAT