Mourinho dhe Van Gaal, vendimtarë për karrierën e Robben

Sport

robennArjen Robben ka përmendur dy menaxherët Jose Mourinho dhe Louis van Gaal, për të cilët thotë se kanë pasur ndikim të rëndësishëm në karrierën e tij.

Robben ka punuar me portugezin në Chelsea në vitet 2004-2007, para se të largohej për në Real Madrid.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mourinho ishte shumë i drejtë, shumë i mirë”, deklaroi Robben, transmeton koha.net. “Problemi i vetëm ishin dëmtimet”.

“Ai nuk mund të llogariste në mua. Ishte frustuese për të dytë dhe u bë e vështirë. Por në pikëpamjen e futbollit, ai ishte shumë i rëndësishëm. Ai më ka ndihmuar në aspektin mental”, shtoi holandezi.

Në anën tjetër, Robben ka punuar edhe me van Gaalin në Bayern dhe te kombëtarja e Holandës, ku në botërorin e fundit ka qenë lojtari kyç i skuadrës.

“Që nga dita e parë van Gaal më ka bërë të ndihem i rëndësishëm. Ai më ka dhënë një rol të rëndësishëm dhe pata një vit të parë të mrekullueshëm. E falënderoj shumë”, theksoi ylli i Bayernit.

“Ai është një trajner që i bën lojtarët individualë të ndihen mirë. Kjo gjë është e rrallë sot. Kam shumë besim se do të ketë sukses te United. Atij i duhet kohë që ta ndërtojë skuadrën. Nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe fiton Kupën FA, do të ketë një sezon të mrekullueshëm”, përfundoi Robben

ME TE LEXUARAT