Kthehet nga Gjermania “Toni” i akuzuar nga Tom Doshi, nesër dëshmon në prokurori

Aktualitet

toniFatjon Skenderaj, i njohur si “Toni” i përmendur në akuzat e deputetit Tom Doshi, eshte rikthyer ne Shqiperi nga Gjermania.

Ditën e mërkurë, ai pritet qe te jete perballe grupit hetimor per te dhene deklaratat e tij ne lidhje me akuzat që janë bërë se ai ka qenë pjesë e grupit të personave që kanë porositur vrasjen e deputetëve Doshi e Mëhill Fufi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-shoferi i Partise Republikane ne fillim te viteve ’90, u akuzua me emer drejtperdrejt nga deputetit Doshi si njeri prej organizatoreve te planit per eleminimin e tij.

Doshi ka deklaruar ne media dhe ne prokurori se Fatjon Skenderaj kishte angazhuar njerez prane tij qe ta ruanin dhe po planifikonin t’i benin atentat. Doshi ka thënë se sipas Durim Bamit, Fatjon Skenderaj ishte njeriu I Ilir Metës dhe ishte ai që e kishte porositur për të vrarë Doshin kundrejt 500 mijë euro dhe deputetin Fufi kundrejt 100 mijë eurove.

Ne nje interviste per median e shkruar, Skenderaj ka hedhur poshtë te gjitha deklaratat e Doshit dhe ka pranuar faktin se ishte takuar njëherë me Ilir Metën. Ndërsa ky i fundit e ka mohuar se e njihte.

ME TE LEXUARAT