Mediu: Duka mund të kandidojë më vete në Durrës

Politikë

mediu2015Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaron se të gjitha koalicionet kanë interes përfitimin ndërsa organizimi politik në Shqipëri është me shumë probleme. Sipas tij, opozita duhet të ishte e bashkuar ndërsa qëllimi i koalicionit është për të dalë sëbashku me objektivin për të fituar.

Në Tonight, Mediu tha se deformimet në reformën territoriale janë bërë me kalkulime ndërsa ajo në fakt është një reform elektorale. Mediu tha se kandidimi më vete i Agron Dukës në Durrës mbetet një mundësi ndërsa PR dëshiron që Bashkia Durrës të merret nga e djathta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai konstatoi se ka përpjekje që Duka të mos jetë kandidat ndonëse atij ju kërkua të bënte gati strukturat. Mediu sqaroi se kandidimi i Bashës u kërkua nga strukturat e Partisë Demokratike dhe nga Lulzim Basha.

ME TE LEXUARAT