Akuzohet për pastrim parash, pranga biznesmenit shqiptar në Itali

Aktualitet

sallaDrejtësia italiane duket se ka mundur të bjerë në gjurmët e një biznesmeni shqiptar i cili dyshohet për pastrim të parave. Hetimet mësohet të jenë kryer nga Prokuroria e Kremones ndërsa subjekt është Gëzim Sallaku, presidenti i ekipit të futbollit “Darfo”. Në vitin 2002 sipas mediave italiane, Sallaku u burgos si pjesë e një rrjeti trafiku të makinave luksoze të vjedhura në Itali dhe që shiteshin në Evropën Lindore. Ai ofronte dokumenta të falsifikuara qarkullimi në mënyrë që automjetet që do transportoheshin nga Marseja për në Afrikën e Jugut të mos kishin asnjë problem. Sallaku kishte krijuar perandorinë e tij duke blerë shumë restorante në Itali dhe së fundmi edhe ekipin e Darfos.

ME TE LEXUARAT