Tiranë, kërcënoi me vetëvrasje, qytetari protestë ndaj gjykatave në majë të pallatit

Aktualitet

foto-pallati15TIRANE - Pas negociatave me policine, shtetasi Ilir Kurti qe kercenoi me vetehedhje nga kati i gjashte ka zbritur nga tarraca e pallatit ku kishte hipur ne bulevardin "Zogu i Pare" ne Tirane.

Ne ndihme te policise per te bindur qytetarin, ka shkuar edhe gruaja e tij dhe disa familjare. Ata kane thene se kane kater vjet ne nje gjyq pronesie pa fituar te drejten nga drejtesia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja

Një qytetar kërcënon se do të hidhet nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë. Paraprakisht policia ka bere me dije inicialet e personit, Ilir K. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17.45.

Personi në fjalë ka hipur në tarracën e një pallati në Bulevardin "Zogu i Parë"në kryeqytet dhe po kërcënon të vetëhidhet.

Personi i veshur me nje pulover te zeze me kapuc, mban ne duar nje pankarte qe i adrestohet nje gjyqtari.

Qytetari qe po kercenon me vetehedhje nga kati i gjashte duket se ka pasur probleme pronesie qe nuk i jane zgjidhur nga ana e gjykatave shqiptare.

Ne vendngjarje kane shkuar sherbime te policise dhe nje autoambulance nderkohe qe forcat e rendit po punojne per te bindur qytetarin te terhiqet nga tentativa e tij.

Behet me dije se gjashte zjarrfikes kane vendosur shkalle nga toka ne drejtim te pallatit me qellim qe te shmangin ndonje te papritur dhe ti afrohen sa me shume personit qe po qendron ne tarracen e objektit me nje pankarte ne duar.

ME TE LEXUARAT