Vrasja e Mirit të Xhikes, Gjykata e Tiranës liroi me kusht Lavdërim Tufën

Aktualitet

tufa155Gjykata e Tiranës, pranoi kërkesën e Lavdërim Tufës duke urdhëruar lirimin nga qelia me kusht për 4 vitet e ardhëshme të mos kryej asnjë vepër tjetër penale. Sipas vendimit të zbardhur Tufa pas një kalvari të gjatë nëpër dyert e gjykatave në vitin 2011 është dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Fatmir Ramës I njohur si MIri I Xhikës, Julian Durishti, Kristaq Cani si dhe për plagosjen e shtetasit Fatmir Rrapaj. Ky vendim është lënë në fuqi edhe në Gjykatën e Apelit. Nga përllogaritja e dënimit të vuajtur, sipas vendimit të gjykatës, Tufa ka qëndruar 18 vite burg ndërsa disa muaj ndër vite ka fituar ulje dënimi. Gjykata thotë se Tufës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg për të vuajtur, por për shkak të sjelljes së mirë dhe gjendja e rëndë shëndetësore e dy prindërve ai lirohet me kusht për 4 vite. Lavdërim Tufa është arretsuar në vitin 2004 për ngjarjen e ndodhur te “Kartodromi” në periferi të kryeqytetit.

ME TE LEXUARAT