Dy avionë bombardues të Rusisë hynë në hapësirën e SHBA

Bota

bombardues-ruseeeDy bombardues rusë të tipit  “Tu-95″ kanë fluturuar më 22 prill në zonën mbi Alaska.

Ndryshe nga rastet  e mëparshme ne kete rast nuk ishin dërguar avione amerikane për t’i kapur.

Dy bombarduesit rusë, me mundësinë kanë hyrë në hapësirën ajrore të SHBA mbi Alaskë, njoftuan zyrtarët nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një zëdhënës i Komandës ajrore të Mbrojtjes të Amerikës së  Veriut, Jeff Davis, nuk ka dashur të komentojë mbi hyrjen e dyshuar të sulmuesëve rusë, por ka thënë se javën e kaluar nuk janë dërguar avionet amerikan për të kapur avion të huaj.

Ky është incidenti i parë këtë vit, në të cilën avionët rusë hyjnë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Kanada, dhe zyrtarët amerikanë thonë se ndoshta kjo shënon fillimin e trajnimit të aviacionit rus.

ME TE LEXUARAT