Itali, 3900 emigrantë shpëtohen nga mbytja në det

Bota

emigrante-detAfro 3,900 imigrantë janë shpëtuar nga anijet afër bregdetit të Libisë dje dhe sot herët në mëngjes, ka njoftuar Roja Bregdetare e Italisë.

Një zëdhënës i kësaj roje tha se gjatë ditës priten më tepër operacione të shpëtimit. Të gjithë personat janë dërguar në Itali. Kombësia e tyre ende nuk është përcaktuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet italiane thanë se dje janë ndërmarrë 17 operacione të ndryshme të shpëtimit, pasi trafikantët e kishin shfrytëzuar motin e nxehtë dhe detin e qetë për t’i lëvizur imigrantët nga Afrika.

Së paku 1,750 njerëz kanë humbur jetën këtë vit duke u përpjekur për ta kaluar Mesdheun. Vlerësohet se 800 imigrantë janë fundosur muajin e kaluar, kur anija e tyre ishte përmbysur afër ujërave të Libisë.

Në një takim urgjent lidhur me këtë krizë të imigrantëve, liderët e Bashkimit Evropian thanë se ata do t’i shtojnë fondet për operacionet e shpëtimit, që udhëhiqen nga Agjencia kufitare e BE-së, Frontex.

ME TE LEXUARAT