Elbasan-Librazhd, aksidentohet autobusi me malazezë, s`ka viktima

Aktualitet

aksidenti-elb-lbNjë autobus me turistë malazezë është aksidentuar sot me një makinë tip “Audi”, në urën e Murrashit në aksin Elbasan –Librazhd.

Policia ka bere me dije se autobusi me targa maqedonase është përplasur me një automjet tip Audi me targa AA484 DC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjeti me turistë nga Mali i Zi mësohet se udhëtonte në drejtim të Maqedonisë, ndërkohë nga përplasja personat të cilët ndodheshin në të kanë pësuar dëmtime të lehta.

Në automjetin tip Audi po udhëtonte një familje, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore, por nuk raportohet për viktima. Shkak i aksidentit dyshohet se është lagështia në rrugë, me nisjen e reshejve të shiut pasditen e sotme.

aksidenti-elbasannn

POLICIA: Lendohen 5 persona:

Policia ka bere me dije se pese persona mbeten te plagosur ne nje aksident qe ndodhi ne oren e pasdites ne aksin Elbasan –Librazhd. Autobusi me turiste qe po udhetonte drejt Maqedonise eshte perplasur me nje autoveture ne vendin e quajtur Kthesat e Murrashit. Persona qe jane plagosur ndodheshin ne mjet ndersa nga autobusi fatmiresisht nuk ka te lenduar.

ME TE LEXUARAT