Artan Bajraktari rikthehet në detyrë

Aktualitet

artan bajraktariRikthehet ne detyre ish-shefi i Interpolit Artan Bajraktari. I larguar disa muaj me pare, pasi u akuzua se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit kristian-demokrat Mark Frroku, Artan Bajraktari është rikthyer serish ne krye te Interpolit. Ky rikthim, vjen pak kohe pasi Prokuroria pushoi hetimet për Bajraktarin, ndërsa ai vete hoqi edhe dore nga kërkesa qe kishte bere ne Gjykate, per t’i shkuar deri ne fund zbulimit te te vërtetës. Bajraktari u shkarkua nga ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Didi, i cili pas kësaj ngjarjeje, paraqiti edhe vete dorëheqjen.

ME TE LEXUARAT