Faza e parë e regjistrimeve, 4500 vende vakante në Universitete

Aktualitet

universitetiAgjencia Kombëtare e Provimeve shpalli listat e para të fituesve në universitete, të cilët kanë afat për t’u regjistruar në deget përkatese deri më 19 shtator.

Ndërkohë, të gjithë ata maturantë që nuk kanë emrin si fitues, apo ata që duan të fitojnë një preferencë më të mirë, Ministria e Arsimit mundëson plotësimin e formularit A3 nga data 24 shtator deri më 28.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga regjistrimet paraprake të maturantëve, të cilët rezultuan fitues në fazën e parë, numri i vendeve vakante rezulton mbi 4500.

Kjo do të thotë se, me rezultatet e shpallura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, tashmë i hapet rruga të gjithë këtyre maturantëve për t’u regjistruar në degën e fakultetit, ku u ka dalë emri.

Referuar udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, viti ri akademik, nis në datën 12 tetor.

ME TE LEXUARAT