Bërtiti "Allahu Akbar" dhe qëlloi me thikë të riun, 11 vjet burg për shqiptarin në Londër

Aktualitet

shqiptari-vretNjë shqiptar me banim në Londër u dënua me 11 vjet burg për tentativë vrasjeje. Alban Hetemi, 20 vjeç, kishte qëlluar me thikë një 19-vjeçar në një nga parqet e Canterbury, në 13 prill të këtij viti.

Mediat lokale shkruajnë se 19-vjeçari Sayed Hossani po rrinte në një nga stolat e parkut me dy shokë të tij, Samir Mohammed dhe Kate Kennet, kur shqiptari Hetemi e ka qëlluar një herë me thikë duke thirrur “Allahu Akbar”. Pasi e ka ndjekur dhe qëlluar sërish me thikë, ai i ka thënë se nuk donte ta shihte më në atë zonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Djaloshi ia ka dalë të largohet, ndërsa agresori është larguar me makinën e tij. Pas dëshmive të të pranishmëve dhe pamjeve të kamerave të rrugës, policia britanike e ka arrestuar Hetemin të nesërmen.

Ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, ku i është nënshtruar një operacioni për shkak të plagëve të rënda në mëlçi.

Pasi është arrestuar, shqiptarit Hetemi i është gjetur në makinë një thikë, e cila dyshohej si arma e krimit. Por i pyetur nga policia, ai është përgjigjur: Mendoni se jam budalla ta mbaj këtu armën e krimit?

Në fakt ekspertiza ka treguar se pikërisht ajo ishte thika me të cilën ishte kryer plagosja.

Hetemi është dënuar nga gjykata me 11 vjet e gjysmë burg pasi ka pranuar plagosjen e qëllimshme dhe mbajtjen e armëve të ftohta. Ai njihej në këtë zonë si shpërndarës droge.

ME TE LEXUARAT